Shqipëri–Kosovë–Kroaci forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Vengu: Stërvitja e parë trilaterale në 2026

Shqipëri–Kosovë–Kroaci forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Vengu: Stërvitja e parë trilaterale në 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Shefat e shtabeve të përgjithshme të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët, duke thelluar koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Sipas Vengut, ky bashkëpunim synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura, forcimin e gatishmërisë operacionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak në përgjigje të sfidave të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Në fokus të diskutimeve ishte zhvillimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, me theks të veçantë në përballimin e kërcënimeve hibride dhe situatave komplekse të sigurisë. Palët ranë dakord që viti 2026 të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike të...