Shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve, Presidenti Begaj takon kryetaren e Preshevës

Shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve, Presidenti Begaj takon kryetaren e Preshevës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Biseda u fokusua në çështjet që shqetësojnë shqiptarët e Preshevës, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore që u takojnë, si edhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik të tyre. Presidenti i Republikës siguroi Kryetaren e Komunës së Preshevës se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet zëri i shqiptarëve  në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë. “Do të vijoj të bëj prezent në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në të gjitha takimet e mia me partnerët shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mbrojtje të të drejtave të tyre.”, u shpreh Presidenti Begaj. Në takim u theksua angazhimi i Shqipërisë në betejën kundër pasivizimit të adresave të...