Shpopullimi i Shqipërisë/ Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës, rënie historike e lindjeve brenda një dekadë
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me 35%. Shifrat po zbresin drejt pragut psikologjik të 20 mijë. Pas pandemisë, rënia u thellua dhe u bë më e qëndrueshme, jo vetëm nga fertiliteti, por nga mungesa e prindërve. Brezat e rinj janë më të paktë, ndërsa emigracioni vazhdon, duke krijuar një zinxhir rëniesh që ushqen vetveten. Grupmoshat e reja të vajzave në moshë riprodhimi po pakësohen më shpejt se popullsia totale. Edhe kur dëshira për fëmijë ekziston, nuk ka kush t’i lindë. Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës e rëndojnë trendin. Qarqet po humbasin forcën riprodhuese më shpejt se kryeqyteti, teksa sektori i arsimit po hyn në një fazë tkurrjeje të fortë Nga Blerina Hoxha-Monitor.al Shqipëria ka hyrë në...
Burimi:
syri.net