“Shpërdorim i fondeve publike”/ Cara, ironizon me pamjet e rëndomta: Na ishte një herë plazhi i Durrësit…

“Shpërdorim i fondeve publike”/ Cara, ironizon me pamjet e rëndomta: Na ishte një herë plazhi i Durrësit…

Deputeti i PD, Igli Cara, akuzon për shpërdorim fondesh dhe korrupsion projektet në plazhin e Durrësit. Në një videomesazh, ai thekson se ndërhyrjet po dëmtojnë një pasuri historike dhe identitetin e qytetit, duke mbajtur përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryebashkiaken Emiriana Sako. Mesazhi i plotë: Na ishte një herë plazhi i Durrësit, i bekuar nga natyra!Do të duhet ta tregojmë si një përrallë, sepse ajo që po ndodh në Durrës është kriminale. Shpërdorim i fondeve publike për të tjetërsuar plazhin historik të shqiptarëve është korrupsion i pastër i Rama, Sako & CO! Pa dyshim, ky nuk është i vetmi projekt, që ka si kryefjalë korrupsionin, duke cënuar identitetin e një qyteti unik, siç është Durrësi!