Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!
Ditën e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin e kreut të PD-së. Ndërkohë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se kërkesa për futjen e saj në garë për kreun e PD-së do i dorëzohet kryedemokratit Sali Berisha nga avokatë amerikanë. Kokalari shtoi se pas kualifikimit në garë për kreun e PD-së, pret që të zhvillojë debate televizive të modelit amerikan, përballë Sali Berishës. Duke e cilësuar PD-në e drejtuar nga Berisha si të zhytur në llum dhe moçal, Kokalari tha më tej se nëse do të fitojë garën, do të bëjë çmos për nxjerrjen e kësaj force politike nga kriza. Ajo vijoi me akuzat kundër kryedemokratit Berisha, duke...
Burimi:
javanews.al