Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës: Kompensoni rritjen e naftës

Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës: Kompensoni rritjen e naftës

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe në koston e operatorëve privat të transportit qytetas. Në një letër të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve dhe bashkive operatorët ngrenë shqetësimin e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i naftës me 45 deri 50 lekë për litër brenda 1 jave. Shoqata kërkon marrjen e masave për vlerësimin e situatës dhe shqyrtimin e mundësisë për dhënie kompensimi për shtrenjtimin e çmimit të naftës në të kundërt operatorët do të detyrohen të reduktojnë numrin e autobusëve në lëvizje. Sipas operatorëve çmimi i naftës, deri me dt.27 Shkurt ka qenë 142...