Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme “Narea” i ka bërë kërkesë këtë të hënë presidentit Bajram Begaj Të dekretojë ligjin për rivlerësimin e pronave. Grupet e interesit shprehin shqetësim se në këtë mënyrë po pengohet botimi në fletoren zyrtare, hyrja në fuqi nga 1 janari 2026 dhe nxjerrja e akteve nënligjore, duke krijuar pasiguri dhe tension në tregun e pasurive të paluajtshme. “Ka 1 vit e gjysmë që është dërguar propozimi. Narea pavarësisht se ka shprehur në mënyrë konstante rezerva për masën e tatimit 5% për banesat, pavarësisht se ka ngritur pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e amortizimit 1%/vit vjetërsi, beson shumë se një vonesë e mëtejshme e dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë më negative” thuhet në kërkesën e shoqatës.