Shkullaku: Rama po negocion me kreun e SPAK, kërkon arrest shtëpie për Ballukun për të shmangur ‘Ahmetaj 2’
Sipas tij, lëvizjet e fundit në qeveri, përfshirë largimin e ‘Mamicës’, janë mesazh i drejtpërdrejtë se çdo komunikim jashtë kontrollit të Ramës me faktorët ndërkombëtarë ndëshkohet menjëherë. Shkullaku theksoi se heqja e mundshme e imunitetit të Ballukut nuk do të ishte një akt vullneti për drejtësi, por një lëshim i detyruar ndaj presionit të Berlinit dhe Brukselit. Ai shtoi se, Rama po tenton të negociojë drejtpërdrejt me drejtuesit e SPAK-ut, konkretisht me kreun e institucionit, për të siguruar një masë më të butë sigurie arrest shtëpie me qëllim shmangien e një arresti me burg që mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme politike. Sipas Shkullakut, frika reale e Ramës është që një skenar “Ahmetaj numër dy” të mos kthehet në rrezik personal për të. Pjesë nga...
Burimi:
ntv.al