Shkullaku: Rama nuk e lëshon imunitetin e Ballukut, hetimi i saj çon direkt te ‘Palloshi’
Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashkimit Europian lidhur me çështjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shkullakut, kjo nuk është një betejë për individin, por një lëvizje dëshpëruese e Ramës për të mbrojtur veten. Sipas tij, Rama nuk e lëshon imunitetin e Ballukut sepse hetimi i saj shkon direkt tek ‘Palloshi’. Shkullaku argumentoi se Rama ka dëshmuar më parë se nuk e ka problem të lëshojë bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke përmendur emra si Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj dhe Vangjush Dako. Sipas gazetarit, për herë të parë pas 13 vitesh, Bashkimi Europian ka lëshuar një paralajmërim të llojit ultimatum: nëse nuk votohet heqja e imunitetit, vihet në pikëpyetje e ardhmja europiane e...
Burimi:
ntv.al