“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, reagon Rama: Shërbimi do jepet online, drejtori të tjera do zhvendosen (VIDEO)

“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, reagon Rama: Shërbimi do jepet online, drejtori të tjera do zhvendosen (VIDEO)

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çështjet më të rëndësishme të javë, ku njëra prej tyre ishte ajo e  mbylljes së Kadastrës në Vlorë dhe zhvendosja e saj në Tiranë. Në podcastin e tij "Flasim", Rama thekson se u ngatërrua qëllimisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët.  Sipas Ramës, e gjithë zhurma dhe tensioni i krijuar ka ardhur për shkak të një perceptimi të gabuar dhe informim i mangët. Kreu i qeverisë sqaron sërish se e ardhmja e Kadastrës është drejt shërbimeve online përmes platformës e-Albanai. Rama paralajmëroi edhe zhvendosjen e drejtorive të tjera, duke thënë se 'ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit'. "Dy fjalë...