“Shkollat po mbeten si godina fantazmë”, paralajmërimi i Lili Sulës për arsimin: Rrezikojmë të mbetemi pa mësues

“Shkollat po mbeten si godina fantazmë”, paralajmërimi i Lili Sulës për arsimin: Rrezikojmë të mbetemi pa mësues

Në Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Arnold Kariqi, ngriti shqetësimin për gjendjen e arsimit në vend, duke theksuar se sistemi arsimor po përballet me një rënie të fortë të numrit të nxënësve dhe studentëve. Sipas saj, shifrat e regjistrimeve nga një vit në tjetrin janë alarmante dhe tregojnë boshatisjen e klasave, auditorëve dhe madje edhe të zonave të tëra të banimit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për të ardhmen e arsimit dhe tregun e punës në Shqipëri. Lili Sula: Sigurisht që 7 marsi nuk është një ditë e entuziazmit, e arritjeve të shtetit ose e mbështetjes dhe trajtimit me dinjitet të mësuesit, të pedagogut apo dhe të studentëve,...