Shkarkimet/ Lela: Rama në hije, qeveria ende në dorë të Belinda Ballukut

Shkarkimet/ Lela: Rama në hije, qeveria ende në dorë të Belinda Ballukut

Lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar, të paraqitura si një ‘makiazh’ nga kryeministri Edi Rama pas largimit të Belinda Ballukut, mund të jenë një shenjë dobësie dhe një provë se kush e mban realisht pushtetin. I ftuar në emisionin Syri Digjital, në Syri TV me gazetarin Bled Marku, drejtori i zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, u shpreh se këto ndryshime janë bërë ‘me shtrëngimin e Ballukut, duke ngritur dyshime të forta se kjo e fundit vazhdon të ketë një influencë vendimtare në qeveri, ndoshta përmes një materiali shantazhues. Lela theksoi gjithashtu se këto ndryshime janë “shumë pak dhe shumë vonë” për të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor apo për të frenuar aksionin e opozitës, e cila do të vazhdojë protestat. Alfred Lela: Është...