‘Shifra alarmante’, Leskaj: Qeveria po përdor buxhetin për të mbuluar dështimet dhe keqqeverisjen

‘Shifra alarmante’, Leskaj: Qeveria po përdor buxhetin për të mbuluar dështimet dhe keqqeverisjen

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, akuzoi qeverinë për keqqeverisje dhe manipulim të buxhetit të shtetit.Ai theksoi se ndryshimet buxhetore përmes akteve normative janë përdorur si një manovër për të mbuluar dështimet dhe paaftësinë administrative, duke rritur shpenzimet operativa të administratës, ndërkohë që nevojat e qytetarëve për shërbime publike mbeten të paplotësuara.Leskaj kritikoi gjithashtu qeverinë për mungesën e transparencës dhe për prioritizimin e shpenzimeve të panevojshme mbi krizën sociale dhe ekonomike që po kalon vendi.Ky vendim, kjo praktikë bie ndesh me standartet e shtetit të së drejtës, dobëson kontrollin demokratik mbi financat publike dhe krijon një precedent të rrezikshëm për qeverisjen përmes përjashtimit dhe jo përmes ligjit. Po kështu, rishikimi i buxhetit me akte normative cënon parimet e OECD-së...