Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, aktivisti: Kos u vu me shpatulla pas murit! Kushti ynë, s’ka integrim me Ramën
Nga sheshi para Kryeministrisë, protestuesit kanë reaguar për lajmin se qeveria do të shfuqizojë ligjin e investimeve strategjike. Ndërsa ritheksoi se kjo është arritje e protestës, aktivisti Edison Lika tha se Marta Kos është vendosur me “shpatulla pas murit” për t’i thënë Shqipërisë që nuk ka anëtarësim në BE pa shfuqizim të ligjit. Lika shtoi se edhe ata kanë kusht që mos të ketë integrim në BE me Ramën, një deklaratë që shfaqet si cenim ndaj një aspirate të rëndësishme të vendit. “Aleatja e Ramës, Marta Kos, sot qenka vendosur me shpatulla pas murit. Qenka detyruar të thotë që i kemi vënë kusht Shqipërisë që ta shfuqizojë ligjin 21/24 që para se të fillonin protestat. Marta Kos ka pasur sa të duash kohë ta thoshte...
Burimi:
javanews.al