Shërbimet e Inteligjencës italiane ngrejnë alarmin: Mafia shqiptare, rrezik për sigurinë

Shërbimet e Inteligjencës italiane ngrejnë alarmin: Mafia shqiptare, rrezik për sigurinë

Nga Alba Kepi U prezantua sot në Parlamentin Italian, Raporti vjetor mbi politikën e informacionit e sigurisë, Relazione annuale sulla politica dell’informazione per la sicurezza, dokumenti zyrtar që sintetizon analizat e shërbimeve italiane të inteligjencës mbi kërcënimet më të rënda për sigurinë kombëtare gjatë vitit 2025, me fokus në aktivitetet e organizatave kriminale, terrorizmin, krimet hibride, trafikun e narkotikëve, armëve dhe fenomenet transnacionale të kriminalitetit. Në prezantimin e raportit morën pjesë zyrtarë të lartë italianë, përfshirë drejtuesit e shërbimeve inteligjente dhe krerë të Parlamentit, ndërsa dokumenti u bë publik ndaj legjislativit dhe mediave, sipas praktikës së politikës së informacionit dhe transparencës institucionale italiane. Raporti i inteligjencës italiane, në vijim të tendencave të mëparshme të vërejtura në raportet e Direzione Investigativa Antimafia (DIA) dhe strukturave të...