Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka vizituar Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo të Bullgarisë, ku ka vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit të Aleancës. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shprehet se toga shqiptare luan një rol aktiv dhe kontribuon përtej detyrave të saj të paracaktuara. “Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar”, shkruan Vengu krahas fotove nga vizita. Sipas tij “kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës”. Ai...