Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 28 dhjetor, duke i cilësuar si triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje. “Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës. Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan”, shkruan Meta. Postimi i plotë Zgjedhjet në Kosovë ishin një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje. Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve. Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane...