‘Shembja e TK, krim ndaj historisë’/ Rrëfimi i inxhinierit Sakiqi, nga elita e viteve ’30, te persekutimi i arkitektëve
Në këtë intervistë ekskluzive në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, inxhinieri i njohur Orhan Sakiqi sjell një dëshmi të rrallë mbi historinë e familjes së tij, zhvillimin urban të Tiranës dhe dramat politike që goditën arkitektët dhe inxhinierët nën regjimin komunist. Sakiqi rrëfen me detaje për prindërit e tij të shkolluar në perëndim, fatin tragjik të babait oficer që mbeti pa varr, dhe nënën e diplomuar në Institutin Kyrias. Më tej, ai ndalet te bashkëpunimi me emra të mëdhenj si Petraq Kolevica dhe Maks Velo, duke treguar prapaskenat e ndërtimit të veprave ikonike si Pallati i Sportit 'Asllan Rusi' dhe goditjen që mori grupi i projektuesve në vitin 1975 për shfaqje 'moderniste'. Në një tjetër peng të tij, inxhieri Orhan Sakiqi shpreh indinjatën...
Burimi:
syri.net