Shembja e rrugës/ S’ka afat se kur kthehet qarkullimi me Pogradecin, Korçën, Ersekën

Shembja e rrugës/ S’ka afat se kur kthehet qarkullimi me Pogradecin, Korçën, Ersekën

Ende nuk ka afat se kur do të marrë fund izolimi i juglindjes. Por sot kanë dalë në një konferencë zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, kreun e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, dolën në një konferencë për mediat për të sqaruar situatën e krijuar në aksin Librazhd–Pogradec dhe në bypassin e ri, pas dëmtimeve të shkaktuara nga moti i keq. Sipas drejtuesit të ARRSH-së, reshjet intensive të ditëve të fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në destabilizimin e terrenit. “Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive”, deklaroi Kozeli, duke theksuar se lëvizja e masivit të dheut është ende në fazë aktive dhe kërkon ndërhyrje...