Shembet rruga Kuç-Qeparo/ Berisha nxjerr VIDEO-n: Aty ku ndërton ‘Rilindja’, lë gjurmë vetëm hajdutërie
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një video ku shfaqet i shembur segmenti rrugor Kuç–Qeparo. Në pamje dallohet qartë rruga e dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit, që sipas Berishës tregon gjendjen skandaloze të infrastrukturës. Ai e cilëson këtë segment si vetëm një nga shumë rrugët problematike të ndërtuara nga qeveria e Edi Rama. Postimi i kreut të PD shoqërohet me mbishkrimin: “Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutërie, segmenti rrugës Kuç–Qeparo.” Postimi i Berishës:
Burimi:
syri.net