Shehu: Shqipëria të qëndrojë fort në krah të SHBA dhe Presidentit Trump kundër regjimit iranian!

Shehu: Shqipëria të qëndrojë fort në krah të SHBA dhe Presidentit Trump kundër regjimit iranian!

Deputeti i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Tritan Shehu, ka reaguar publikisht në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në përballjen me regjimin iranian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se Shqipëria duhet të qëndrojë fort në krah të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump, duke e konsideruar këtë qëndrim si mbështetje ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes. Sipas Shehut, përballja me regjimin e ajatollahëve në Iran është e domosdoshme për të ndalur, siç e cilëson ai, një regjim “gjakatar e shtypës”, që sipas deputetit përbën burim terrorizmi, luftërash dhe konfliktesh në rajon e më gjerë. Shehu thekson se ky regjim nuk pranon dialogun dhe bazat e demokracisë. Në reagimin e tij, deputeti demokrat nënvizon se...