Shehu: Rama po përdor ndarjen territoriale për interesa elektorale, synimi i tij ndryshimi i kufinjëve për përfitime…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kritikuar ashpër mënyrën se si po zhvillohet procesi për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një “antireformë” që, sipas tij, po hartohet pa konsensus dhe me qëllime politike. Në një intervistë për Syri TV, Shehu deklaroi se shqetësimet që evidentohen në qarkun e Gjirokastrës pasqyrojnë të njëjtat probleme që, sipas tij, po shfaqen në të gjithë territorin e vendit. Ai akuzoi mazhorancën se po anashkalon propozimet e Partisë Demokratike dhe po tenton të imponojë ndryshimet në mënyrë të njëanshme, ashtu siç, sipas tij, ndodhi edhe me reformën territoriale të vitit 2014. Sipas deputetit demokrat, një reformë territoriale duhet të mbështetet mbi historinë, traditën, identitetin e komuniteteve dhe nevojën për ta afruar pushtetin vendor me qytetarët. Ai...
Burimi:
syri.net