Shehaj dhe Kapri dorëzojnë në Kushtetuese kërkesën për dosjen Balluku
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur në lidhje me të drejtën që kanë deputetët për të pasur në duar dosjen me fakte dhe prova të SPAK, ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Shehaj argumenton se ‘aksesi i deputetëve të Partisë Mundësia ndaj kësaj dosje me provat e prokurorëve ndaj zv.kryeministres është një e drejtë dhe detyrim, për shkak se në Parlament do të duhet që ata të votojnë për kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut’. “Është shumë e rëndësishme jo vetëm për lejen për arrestimin e Belinda Ballukut por është e rëndësishme sepse nuk mund të krijohet një precedent ku anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të...
Burimi:
top-channel.tv