Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur dje alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe llogaritë bankare, duke theksuar se ky është një rrezik i madh për çdo qytetar nën dritën e zbulimit nga SPAK se AKSHI kontrollohet nga bandat kriminale. Shehaj theksoi se sipas hetimeve të SPAK-ut, përmes AKSHI-t janë kryer ndërhyrje të paligjshme në Kadastrën Shtetërore, ku janë ndryshuar pronarë pronash. “Para disa ditësh, një miku im më shkruajti e më tha: “Mora përgjigje të analizave të gjakut në e-Albania. Çfarë do të...
Burimi:
sot.com.al