SHBA pezullon vizat e emigrantëve për 75 vende, në listë edhe Shqipëria e Kosova!
FOTO ILUSTRUESE SHBA-Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve për pezullimin e vizave të emigrantëve, ku janë në total 75 vende. Fox News raporton se DASH në vendimarrjen e fundit pezullon listat e emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe vendet ballkanike si Shqipëria, Kosova dhe Bosnja. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia. Pauza do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të përpunimit të vizave të imigrantëve. Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura. Vendimi udhëzon zyrtarët që t’u refuzojnë vizat aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike,...
Burimi:
zeri.ai