SHBA pezulloi vizat, BE fondet, Strazimiri: Më zi se e zeza!

SHBA pezulloi vizat, BE fondet, Strazimiri: Më zi se e zeza!

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri me një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e SHBA-së për pezullimin e vizave dhe vendimin e BE-së për të bllokuar fondet për dixhitalizimin. Sipas deputetit Strazimiri, kjo situatë është më zi, se e zeza. Reagimi i deputetit të PD-së, Gent Strazimiri: Pezull në SHBA me vizat e narko-trafikun! Pezull në BE me fondet e projektet! Pezull në SPAK me urdhër-arreste! Pezull me përmbytjet, shembjet e rrugëve, ngricat! Pezull kur ka shumë shi! Pezull kur ka shumë diell... E VETMJA QARTËSI e STABILITET: * Kinezët e kanë ‘pikën e mjaltit’ * Arabët i falin rruza me xixa dhe e veshin me xhixhillik Domethënë: Më zi se e zeza! KAQ!