“SHBA partneri kryesor strategjik për Shqipërinë”/ Peleshi takohet me Michael Rigas, zëvendësin e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Michael Rigas, Zëvendësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Gjatë takimit u theksua partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, “i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunimin e ngushtë, që i shërben të ardhmes dhe prosperitetit të të dy vendeve.” Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi se “SHBA mbetet partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në rrugëtimin euroatlantik dhe reformat e brendshme të vendit, duke nënvizuar rolin e Kuvendit si institucion kyç në avancimin e këtyre reformave.” “Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të...
Burimi:
top-channel.tv