Sharka: Përmbytjet dhe keqmenaxhimi po e çojnë bujqësinë shqiptare drejt kolapsit

Sharka: Përmbytjet dhe keqmenaxhimi po e çojnë bujqësinë shqiptare drejt kolapsit

Eduart Sharka, drejtues i sektorit të politikave agrare në Departamentin e Bujqësisë të Partisë Demokratike, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Edvin Parruca, e përshkruan gjendjen e bujqësisë dhe zonave rurale si dramatike, veçanërisht pas fatkeqësive të fundit natyrore. Ai thekson se përtej ndikimit të ndryshimeve klimatike, sektori po vuan nga mungesa e politikave të drejta shtetërore, keqmenaxhimi i infrastrukturës dhe dështimi i qeverisë për të dëmshpërblyer fermerët, duke sjellë pasoja të rënda për prodhimin bujqësor dhe ekonominë rurale. Eduart Sharka: Po gjendja në total të sektorit të bujqësisë dhe zonave rurale është ajo që ju parashtruat. Mund të thoja që është një gjendje dramatike, sidomos mbas këtyre ndodhjeve të fundit natyrore. Situata, po e fillojmë nga dëmet, nga fatkeqësitë natyrore. Është një...