‘Sfiduan SHBA-të dhe BE-në!’/ Tela: Mazhoranca ngriti mur përballë SPAK për herë të parë, Rama dhe Manja mbrojtën Ballukun

‘Sfiduan SHBA-të dhe BE-në!’/ Tela: Mazhoranca ngriti mur përballë SPAK për herë të parë, Rama dhe Manja mbrojtën Ballukun

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, komentoi zhvillimet e fundit politike lidhur me raportin mes mazhorancës dhe drejtësisë së re, duke theksuar se për herë të parë është krijuar një “mur politik” përballë kërkesës së SPAK.  Sipas Telës, pas periudhës kur Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkuan të ashtuquajturat “140 vota”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka qenë promotori kryesor i reformës në drejtësi dhe i sistemit të ri që, sipas tij, ndëshkon të pandëshkueshmit. Megjithatë, analisti tha se në zhvillimet e fundit u pa një qëndrim tjetër nga mazhoranca. Ai përmendi ndërhyrjen e ministrit Ulsi Manja, i cili sipas tij ndërtoi një skemë mbrojtjeje, ndërsa Rama mbajti një qëndrim të ngjashëm duke renditur sukseset dhe duke argumentuar pse prokuroria mund të...