Sesioni i ri Parlamentar/ Përfaqësues të ambasadës amerikane “zbarkojnë” në Kuvend, takim me krerët e grupeve të PS e PD

Sesioni i ri Parlamentar/ Përfaqësues të ambasadës amerikane “zbarkojnë” në Kuvend, takim me krerët e grupeve të PS e PD

parlamenti TIRANË- Në prag të nisjes së sesionit të ri Parlamentar, 19 janar, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë do të zhvillojnë një tur takimesh me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në orën 12:00 ka nisur takimi me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndërsa, në orën 14:00, përfaqësues të ambasadës do të takohen me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalosi kalendarin për punimet në sesionin e ri Parlamentar. Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrat për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë parlamentare: -Me Urdhrin nr. 1, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve më 19 janar 2026, ora 11:00,...