Sesioni i ri parlamentar, përfaqësues të Ambasadës Amerikanë në Tiranë takime me krerët e grupeve në Kuvend
Një ditë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalosi kalendarin për punimet në sesionin e ri Parlamentar, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë nisur një tur takimesh. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në orën 12:00 do të zhvillohet takimi më kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërkohë që në viijm zyrtarë të Ambasadës Amerikane do të zhvillojnë takime edhe me krerët e tjerë të grupeve parlamentare në Kuvend. Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë më 19 janar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv