“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

Mbrëmjen e kësaj të marte, më 24 mars, historiani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Paskal Milo ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku ka kujtuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë, 27 vite më parë. Gjatë kësaj interviste, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu e pyeti Milon, për takimin e liderëve të Ballkanit të zhvilluar në Kretë më 4 nëntor 1997, ku kryeministri i asaj kohe i Shqipërisë, Fatos Nano, u takua me liderin serb Sllobodan Millosheviç. “Takimi nuk u bë në rang delegacionesh sepse ne u kishim vënë kusht. Sepse ne thamë që në bisedime duhet të shtrohet çështja e Kosovës. Refuzoi Millosheviçi dhe e lamë ne. Ne hoqëm dorë nga takimi dhe vetëm pasi hëngrëm drekën, ishim ulur të gjithë bashkë, duke...