Seancë të enjten në kuvend për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi njoftim, duhej lajmëruar dy ditë përpara
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pretendon se nuk është njoftuar që nesër në seancë do të votohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes. Sipas tyre grupi parlamentar duhet të ishte njoftuar 7 ditë më parë dhe jo më vonë se dy ditë para seancës plenare. “Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar për t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës plenare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë...
Burimi:
top-channel.tv