Seancë maratonë prej 18 orësh në Kuvend, PS voton ligjin për diplomatët. Rrëzohen në bllok 6 propozime të opozitës. Braçe abstenon

Seancë maratonë prej 18 orësh në Kuvend, PS voton ligjin për diplomatët. Rrëzohen në bllok 6 propozime të opozitës. Braçe abstenon

Parlamenti ka votuar me 75 vota pro të maxhorancës ligjin e ri për shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë. Në një seancë maratonë që ka zgjatur plot 18 orë, deputetët e majtë mbështetën draftin e ardhur nga Ministria e Jashtme dhe që ndër të tjera parashikon edhe testimin e diplomatëve brenda 12 muajve të hyrjes së tij në fuqi. “Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68. Opozita e votoi...