Seanca për dosjen “Partizani”/ Malltezi dhe Begeja mbërrijnë në gjykatë, mungon avokati i Berishës
Sot u mbajt seanca e radhës për dosjen ‘Partizani’. Dy nga të dyshuarit kanë dhënë prapësimet e tyre. Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha, gjatë seancës avokatët e Andia Pustina dhe të shoqërisë “Studio Pustina” deklaruan se, pas ndryshimeve të fundit në ligj dhe në Kodin Penal që kanë hyrë në fuqi, nga ana e SPAK duhet të bëhet rikualifikimi i veprës penale dhe të përcaktohet qartë se cilës dispozitë do t’i referohet akuza. Sipas mbrojtjes, për shkak të këtyre ndryshimeve ligjore, organi i akuzës duhet të rishikojë kualifikimin juridik të veprës. Avokatët kërkuan gjithashtu që ndaj Andia Pustina dhe shoqërisë “Studio Pustina” të vendoset pushimi i çështjes, pasi sipas tyre nuk është kryer asnjë vepër penale. Nga ana tjetër, prokurorët e Struktura e...
Burimi:
javanews.al