Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Pak minuta më parë deputetët socialist kanë marrë një mesazh nga kryetari i grupit Taulant Balla për seancën e nesërme në parlament, ku do të votohen dy raportet për ish zëvendës-kryeministren Belinda Ballukun. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e ka parë këtë mesazh nga ku Balla njofton për mbledhje grupi në orën 9:00 në ambientet e Parlamentit. Ndërkohë në mbledhjen e fundit të Grupit të PS është votuar qëndrimi për mos të votuar dhënien autorizim SPAK për të arrestuar Ballukun. Në kushtet kur në të tilla seanca rregullorja e Kuvendit i jep të drejtë deputetit për të cilin kërkohet arrestimi, të flasë, mbetet e paqartë nëse Balluku do ta shfrytëzojë apo jo këtë mundësi. Top Channel