Seanca për Ballukun në GJK, SPAK: Pezullimi, i përkohshëm. Masa bllokon funksionimin e Qeverisë?!
Prokuroria e Posaçme është shprehur kundër kërkesës së kryeministrit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të masës së pezullimit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Prokurori i SPAK gjatë gjatë seancës në Kushtetuese se nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. “Nuk konstatohet ekzistenca e një konflikti kompetencash. Nuk ka një ndërveprim mes Gjykatës dhe Kryeministrit. Marrëdhënia e pretenduar nga kryeministri buron nga Kushtetuta dhe nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. A ka konflikt konkret mes GJKKO dhe kryeministrit? Kushtetuesja e ka argumentuar se çdo organ ka kompetencat e veta”, tha përfaqësuesi i SPAK. Sipas tij “Prokuroria e posaçme vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të gjykatës së posaçme për masën e sigurimit personal, apo për interpretimin e nenit 103.3 i Kushtetutës...
Burimi:
javanews.al