‘S’e nxjerrin as në ajrosje’/ Vasili: Metës në burg i mohohen të drejta që as Putini nuk ia mohoi Navalnit
Një raport i fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka ndezur debate të ashpra, duke e cilësuar arrestimin e një figure të lartë politike në Shqipëri si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë. Duke komentuar këtë raport, i ftuar në një intervistë në SYRI TV, me moderatoren Eneida Ndoci, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka lëshuar akuza të forta për "trajtim çnjerëzor" dhe kushte skandaloze paraburgimi. Sipas zotit Vasili, gjetjet e IFIMES janë "tronditëse" dhe sjellin në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar një realitet që sipas tij, njihet mirë në Shqipëri. Ai deklaroi se raporti konfirmon një shkelje flagrante të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndaj...
Burimi:
syri.net