“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike
Pas seancës plenare në Kuvend, Sali Berisha, foli në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Kuvendit. Kreu i Partisë Demokratike u ndal te projekti i Sazanit, duke u shprehur se dhe në kohën kur ai ishte kryeministër, ia kishte ofruar ishullin ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconit. “Sa i përket Zvërnecit, është një aferë private. Nuk di të jetë dhënë tokë publike aty. Sa i përket Sazanit, e kam deklaruar, ne i mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri këtë për influencë politike. E sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk do të merrte përsipër të bëhej gazi i dheut në një samit. Zvërneci është një investim privat, Sazanin ai e dha, por po të më çosh pak më tutje, do të flas...
Burimi:
javanews.al