“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Kryeministri Edi Rama po e përdor për të fituar ndikim politik marrëveshjen me vajzën dhe dhëndrin e Donald Trump për ishullin e Sazanit. Ai nuk u shpreh kundër investimit, pasi sipas tij edhe Fatos Nano, edhe ai vetë, e kanë ofruar në të kaluarën Sazanin për projekte zhvillimore. “Për sa i përket Zvërnecit është një çështje private. Unë nuk di të jetë dhënë tokë publike aty, por do ta shohim. Për sa i përket Sazanit, e kam deklaruar, deklarata ime është kjo: ne mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri atë për influencë politike. I sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk merrte përsipër të përpiqej të bënte gazi i dheut presidentin e SHBA...