“Sapo genjeu sërish mbreti lakuriq!” Rama ‘sqaron’ gazetaren: Një zëdhënëse…Desha të ilustroj moshën njomë, jo t’i thumboja

“Sapo genjeu sërish mbreti lakuriq!” Rama ‘sqaron’ gazetaren: Një zëdhënëse…Desha të ilustroj moshën njomë, jo t’i thumboja

edi rama-shoqata e prokuroreve TIRANË- Debatit për rritjen e pagave mes gjyqtarëve dhe kryeministrit Edi Rama, i është bashkuar edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm. Në fakt, debati ka marrë përmasa të tjera, tashmë në fokus u vendos 'mosha' e shoqatës së prokurorëve.  Shoqata e Prokurorëve u rreshtua në anën e Shoqatës së Gjyqtarëve, një qëndrim që kreu i qeverisë e quajti absurd dhe ironizoi duke theksuar sipas tij, se kjo shoqatë akoma nuk është e regjistruar sipas ligjit. Por, kësaj deklarate i është 'përgjigjur' në distancë gazetarja Klodiana Lala, e cila ka publikuar dokumentin e regjistrimit në një postim në rrjete sociale, teksa shkruan: "Sapo genjeu serish mbreti lakuriq!". Reagimet nuk mbyllen me kaq. Përmes një postimi tjetër në vijimin e...