Samiti i Diasporës/ Kryeministri Rama fton shqiptarët nëpër botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

Samiti i Diasporës/ Kryeministri Rama fton shqiptarët nëpër botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme.” Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha shkroi se “përmes rrënjëve lartësohemi dhe të bashkuar forcohemi”, duke iu referuar kështu sloganit zyrtar të samitit të këtij viti. Ministri i Jashtëm publikoi ftesën zyrtare, drejtuar bashkëkombësave përtej kufijve, ftesë që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e dërguar nga Rama përmes kësaj ftese, shkruhet se “samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re, për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë.” “Dija juaj në shoqëritë...