‘Samiti i Arubës’ dokumenton lidhjet’/ Këlliçi: SPAK të shkojë te ‘kumbari’, Rama pas çdo euro të pisët që futet në ndërtim!

‘Samiti i Arubës’ dokumenton lidhjet’/ Këlliçi: SPAK të shkojë te ‘kumbari’, Rama pas çdo euro të pisët që futet në ndërtim!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi përmes një postimi në Facebook lidhur me aksionet e fundit të SPAK, duke deklaruar se ato po nxjerrin në pah mekanizmin që, sipas tij, është ngritur nga kryeministri Edi Rama për investimin e parave të drogës në sektorin e ndërtimit. Këlliçi u shpreh se opozita e ka denoncuar prej vitesh këtë fenomen, ndërsa akuzoi Ramën si “arkitektin dhe kumbari i kësaj skeme”, duke shtuar se ai është garantuesi i saj. Sipas deputetit demokrat, 'Samiti i Arubës', i cili sipas tij tashmë është dokumentuar edhe nga SPAK, përbën një nga rastet ku kryeministri u ka dhënë sinjale grupeve kriminale për të investuar paratë në ndërtim. Ai bëri të ditur se do të ndërmarrë disa nisma parlamentare në lidhje me...