Salianji takim në Korçë: Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek protestat…
TIRANË- Me nisjen e vitit të ri, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka nisur takimet me qytetarët dhe demokratët, këtë herë në qytetin e Korçës. Në foto shihet se shumë qytetarë janë bashkuar në këtë takim të organizuar nga Salianji. Sipas Salianjit, pjesëmarrja masive në takime dëshmon nevojën për bashkimin e çdo opozitari në familjen e madhe politike, në Partinë Demokratike. Nga Korça ai u shpreh se opozita nuk duhet të fokusohet vetëm tek protestat aniti-qeveri, por edhe tek reflektimi i brendshëm brenda partisë opozitare. “Çdo protestë që bëhet kundër qeverisë do të ketë mbështetjen tonë, por duhet të shohim edhe nga vetja, sepse protestat nuk përmbushin gjithmonë pritshmëritë e shoqërisë dhe as të demokratëve”,- u shpreh ai. Kujtojmë se Salianji mblodhi më 27 nëntor...
Burimi:
zeri.ai