Salianji si ortak i Ramës!

Salianji si ortak i Ramës!

Përpjekja e Salianjit për të dëmtuar moralin e protestave, nxjerr në pah misionin e tij si ortak i Ramës. Salianji dhe Mero duken qartë që janë në sinkron kundër protestave. Në kulmet e krizës së pushtetit, sa herë që skandalet dhe aferat rrezikojnë seriozisht Edi Ramën, zgjidhja duket se kërkohet brenda opozitës. Aty ndërtohen “kuajt e Trojës”, aty shpiken debatet artificiale, aty prodhohen figura dhe parti që në fund nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shërbejnë pushtetit të kalbur nga korrupsioni e krimi. Sot, kjo skemë nuk po fshihet më. Përkundrazi, po intensifikohet dhe po shfaqet hapur, me një qëllim të vetëm: të mbulojë skandalet dhe të godasë opozitën në momentin kur ajo ka nisur një valë protestash kundër qeverisë.Pasi propaganda tentoi të minimizojë protestat...