“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

Analisti politik Edvin Kulluri ka komentuar situatën e tensionuar brenda Partisë Demokratike, gjatë një interviste në studion e News24, duke hedhur poshtë pretendimet e lidershipit aktual se deputeti Ervin Salianji është “vetëpërjashtuar” nga partia.  Sipas Kullurit, deklaratat e drejtuesve të PD-së nuk qëndrojnë dhe tregojnë një krizë serioze politike dhe organizative brenda forcës më të madhe opozitare. “Nuk e di nga e kanë shpikur vetëpërjashtimin, është marrëzi. Nuk di që Salianji të ketë përjashtuar veten”, u shpreh analisti.  Ai iu referua edhe akuzave të bëra nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, sipas të cilave takimi i zhvilluar në Elbasan ishte organizuar nga Salianji në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kulluri theksoi se akuza të ngjashme janë bërë më parë edhe brenda PD-së, duke përmendur se Gazment Bardhi kishte hedhur dyshime për takime të Berishës në Elbasan.  “Bardhi sot fut kokën si struci poshtë tavolinës dhe nuk...