Salianji njoftoi takim në Shkodër/ PD vihet në sulm: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

Salianji njoftoi takim në Shkodër/ PD vihet në sulm: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar se do të zhvillojë sot në orën 18:00 një takim me demokratët në Shkodër. Lidhur me këtë takim ka pasur reagime të shumta, një ndër to edhe dega lokale e PD-së në Shkodër. Me anë të një mesazhi të shpërndarë strukturave dhe mbështetësve të saj, dega lokale thotë se takimi i Salianjit organizohet nga Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës. Në njoftim thuhet gjithashtu se ky takim i shërben vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij. “I dashur anëtar i PD Shkodër. Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe për më keq, me...