Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar ashpër drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe mënyrën e funksionimit të strukturave të saj. Salianji thekson se Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë, por sipas tij, kjo po cenohet nga shkatërrimi i garave të brendshme, emërimi i drejtuesve pa u konsultuar me anëtarësinë dhe përjashtimi i anëtarëve e drejtuesve lokalë nga vendimmarrja. Deputeti bën të ditur se në Himarë ka zhvilluar një takim me sekretarin e degës së PD-së, dy ish-kryetarë të degës, ish-kandidaten për kryetare bashkie dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve lidhur me proceset e fundit në këtë degë, të cilat ai...