Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji u shpreh kritik ndaj lidershipit të selisë blu, teksa shtroi pyetjen se cila është arsyeja që po mban protestat kombëtare. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News 24, ish deputeti theksoi se strategjia që po ndjek PD është e gabuar, duke shtuar se do të duhej të kishte dalë në shesh që në muajin maj, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, dhe jo në janar. Salianji thotë se është e papranueshme që sot të flitet për molotovët, ndërkohë që PD do të duhej që të komentonte sulmet e vazhdueshme të kryeministrit ndaj drejtësisë, lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. “Jam krenar për çdo protestues që del në shesh kundër qeverisë. Nga ana tjetër mua s’më vjen mirë, prandaj kam nisur...
Burimi:
javanews.al