Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara
Ervin Salianji i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe rrjedhimisht edhe nga gara për drejtimin e saj. “Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara”, shkroi Salianji në një postim në Facebook. “Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të...
Burimi:
javanews.al